U ribashkuan, video e puthjes publikohet në Instagramin e Donaldit

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Zhvillimet që ndodhën mbrëmë në Big Brother Vip dëshmuan se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë afër një ribashkimi, pas më shumë se tetë muajve ndarje, shkruan Express.

Një gjë të tillë e dëshmon edhe postimi i fundit i Donaldit në Instagram. Në llogarinë e tij është postuar tashmë video nga momenti i puthjes, llogari kjo që menaxhohet nga vëllai i tij, Romeo.

Kjo video ka marr komente të shumta. Në mesin e atyre që kanë komentuar janë edhe reperët Mozzik e Getinjo, Ermal Fejzullahu dhe Elgit Doda.

“Ec aty kingu”, ka qenë komenti i Ermalit, derisa Mozziku ka vendosur tetë emoji të zemrës.

Getinjo ka vendosur një emoji me sy të përlotur dhe një zemër, e Elgiti ka komentuar “My boy”.

Ndryshe, historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas hyrjes së këtij të fundit në Big Brother VIP. Në fillim të emisionit, Donaldi u shpreh se ka mbaruar ajo histori, por gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Bora Zemanit aty dhe puthjes që shkëmbyen.

Të ngjashme