U sulmua pasi mbështeti palestinezët, Dua Lipa reagon e revoltuar

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa, ashtu si shumë personazhe të famshëm në mbarë botën, i ka dalë në mbrojtje qytetarëve palestinezë, pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e Izraelit.

Por këto postime të saj që në thelb kanë si qëllim mbrojtjen e të drejtave të njerëzve nuk janë pritur mirë nga të gjithë, sidomos nga pala izraelite. Madje këto postime të artistes kanë prekur edhe prestigjozen “New York Times”, që ka dalë kundër Duas.

Në një reklamë nga Rrjeti i Vlerave Botërore publikuar nga “NYT”, Dua Lipa, Bella dhe Gigi Hadid, cilësohen si vajza me ndikim shumë të madh, që kanë përçmuar shtetin hebre dhe kanë akuzuar pa të drejtë Izraelin për spastrim etnik.

Për shkak të këtyre akuzave, Dua Lipa është detyruar të reagojë dhe të sqarojë të vërtetën në lidhje me qëndrimet e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme