Ukraina u dedikon një pullë poste fituesve të Eurovision-it

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Posta e Ukrainës planifikon të emetojë një pullë speciale sa më shpejt të jetë e mundur për të festuar suksesin e fitores në Eurovision Song Contest (ESC).

”Kalush Orkestra” mposhti bindshëm 24 zërat e tjerë të ESC falë një reagimi të paprecedentë nga shikuesit në të gjithë Evropën.

”Një komitet artistik do të vendosë për dizajnin”, shkroi shefi i zyrës së postës Igor Smelyansky në Facebook duke shtuar se ai shpreson të përshpejtojë procesin.

Zyrtarët ukrainas kanë premtuar se vendi do të presë konkursin vitin e ardhshëm, pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm.

Aktualisht, Ukraina nuk do të mund të organizonte një garë të tillë për shkak të gjendjes në vend.

Kohët e fundit, posta e Ukrainës ishte e suksesshme me një pullë postare kushtuar ushtarëve ukrainas në Ishullin e Gjarpërinjve në Detin e Zi, të cilët refuzuan t’i dorëzoheshin një luftanijeje ruse./atsh/

Të ngjashme