Unaza që kushton sa 10 shtëpi, tani në gishtin e këngëtares së njohur

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Gwen Stefani para pak ditësh ka pasur ditën më të lumtur të jetës së saj, këtë e ka bërë të ditur edhe vetë ajo përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka postuar një foto ku shihet bashkë me burrin e saj të ardhshëm, ku ka treguar se ai e ka propozuar për martesë, dhe duket shumë e lumtur.

Ajo përkrahë fotos ka shkruajtur “Yes please” që do të thotë, po të lutem.

Mirëpo së fundmi janë zbuluar disa detaje rreth unazës, që i kanë shokuar të gjithë.  

Mediat e huaja kanë mësuar se unaza është dizenjuar posaçërisht për këngëtaren dhe se Blake është treguar shumë tradicional në këtë rast duke i kërkuar dorën babait të Gwen para se t’i propozonte.

Sipas “Brilliant Earth” unaza ka një diamant 6 karat të vendosur në një shirit ari të bardhë. Thuhet se një unazë e tillë kushton mbi 500 mijë dollarë, në varësi të cilësisë së gurit të diamantit.

Çifti janë njoftuar në “The voice” në 2015, që do të thotë se çifti janë bashkë që 5 vite.

Pas 5 viteve ata vendosën ta kurorzojnë lidhjen e tyre me martesë, kështu duke e  çuar këtë marrëdhënie në një hap të ri në jetën e tyre.

Kujtojmë se Gwen dhe Blake e kaluan karantinën së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahama, ndërsa tashmë janë zhvendosur në shtëpinë e tyre të re prej 13 milion dollarësh në Los Angeles.

Të ngjashme