Urimi i Labit për Fitër Bajram: Zoti ua dhuroftë më të mirat e tij

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Të shumta kanë qenë urimet e dedikimet e artistëve shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtari e ish-deputeti nga Ferizaj, Labinot Tahiri.

Ai ka ndarë një postim në rrjete sociale nga oborri i shtëpisë, ndërsa uron miqtë e ndjekësit e tij – duke marrë parasysh që vetëm në Instagram numëron 160 mijë njerëz.

“Të dashur qytetarë, urime Fitër Bajramin juve dhe familjeve t’uaja! Zoti i dhuroftë më të mirat e tij që i begaton për njerëzit në këtë dynja, dhe ua pastë shtuar dashurinë edhe më shumë mes nesh si shqiptarë. Gëzuar! Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme