Vajza e Bujar Nishanit feston sot ditëlindjen, rrëqeth me dedikimin prekës

Prishtinë | 07 Gus 2022 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Vajza e ish-Presidentit të ndjerë bujar Nishani ditën e sotme ka ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë asaj i mungon urimi i të atit, i cili u largua nga jeta më 28 maj.

Përmes një fotoje nga fëmijëria, ku Fiona duket me të atin teksa ky i fundit e mban në krahë, shkruan se gjithmonë do ta presë një urim nga ai.

“Gjithmonë do ta pres një urim nga ty”, shprehet Fiona.

Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj.

Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Të ngjashme