Vajza e Ilirit bën një dedikim pasi e sheh atë të përlotur

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme është lëshuar kënga e re e ish-banorit, Sabian Medini, e titulluar “Tradhtare”, të cilën e publikoi pak ditë pasi u eliminua nga shtëpia.

Balerini shqiptar, Ilir Shaqiri nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka dëgjuar zërin e shokut të tij të ngushtë.

“E ka bërë për mua këtë”, është shprehur ai duke iu referuar pjesës së tekstit “Gjithë jetën të kujtoj edhe kurrë nuk të harroj”

Ndërkohë, vajza e tij, Emily Shaqiri duket se është prekur shumë nga videoja e babait të përlotur, ndaj ka vendosur t’i bëjë një dedikim në faqen zyrtare në rrjetin social “Instagram”.

“Babush dua shumë të të përqafoj fort”, komentoi ajo.

Marrëdhënia e Ilirit me Sabianin është komentuar shumë për miqësinë e ngushtë që ata kanë krijuar brenda shtëpisë, e që duket se do të vazhdojë edhe jashtë.

Të ngjashme