Vajza e Ilirit ka dy fjalë për Donaldin

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Në spektaklin e 1 janarit, Ilir Shaqiri u surprizua nga vajza e tij, e cila këndoi për të.

Në një moment, Iliri e puthi vajzën në buzë, gjë që u komentua gjatë.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Emily tha se kishte 4 muaj pa e parë të atin, ndaj mund të shihej e keqja diku tjetër jo tek puthja në buzë. Përveç kësaj, Emily foli për lojën e Ilirit dhe për banorët e tjerë VIP që i pëlqejnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Vajza e Ilirit u pyet edhe se kë e sheh si lojtar të fortë në shtëpi, teksa pati dy fjalë për Donaldin, duke thënë se nuk i pëlqen pasi zihet me babanë e saj gjithmonë.

“Një person që më pëlqen shumë është Arjola, por konsideroj të fortë edhe Donaldi, megjithëse nuk më pëlqen se zihet gjithmonë me babin”, u shpreh Emily.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme