“Vajza ime do bëhet presidente e ShBA-së”, aktorja e njohur befason me deklaratën

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Sandra Bullock ka shpresa të mëdha për të ardhmen e vajzës së saj, Laila, dhe nuk ka aspak frikë që t’i ndajë ato me botën.

Fituesja e çmimit “Oscar” ka folur rreth prindërimit dhe ëndrrave që ka për vajzën e tij, në një intervistë për “People”.

Një prej ëndrrave, për të cilën aktorja e famshme 57-vjeçare ka thënë se tashmë “është një fakt”, është që vajza e saj 8-vjeçare, Laila do të bëhet presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bullock më pas ka bërë shaka duke shtuar “se edhe ajo do të bëhet pjesë e Shtëpisë së Bardhë”, duke thënë se “do të jem duke bërë ndonjë ridekorim”.

Në vitin 2015, Bullock kishte thënë po për “People” se ajo e ka adaptuar Lailan, e cila ka qenë në një qendër kujdestarie në Louisiana.

Bullock e kishte adoptuar edhe djalin e saj Lous tash 11 vjeç, në vitin 2010.

“Unë jam vetëm një nënë,” tha ajo të premten duke treguar se si e shohin fëmijët e saj.

“I dua ata ”, vazhdoi aktorja e Blind Side.
“Çdo ditë mund të shoh se cilët janë ata. Unë jam një nga individët me fat që mund të jem gjatë gjithë kohës pranë fëmijëve të mi dhe të shoh se cilët do të rriten dhe bëhen.”

Të ngjashme