Vajza që e ndali finalen e Championsit shfaqet në Botërorin e Skijimit për nder të Bryant

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Vajza e famshme, Kinsley Wolanski, që e ndali finalen e Ligës së Kampionëve 2019 për disa momente, e ka përdorur të njëjtën mënyrë për nder të Kobe Bryant në Botërorin e Skijimit.

23-vjeçarja u befasoi shikuesit dhe skitarët, duke e ndalur për disa momente Kupën e Botës të Skijimit në Schladming të Austrisë, në konkurrencën e djemve, transmeton Gazeta Express.

Italiani Alex Vinatzer sapo e kishte përfunduar paraqitjen e tij dhe kur turma e pranishme shpërtheu në brohoritje, ai filloi të festonte pasi që mendoi se e theu ndonjë rekord.

Megjithatë, turma e kuptoi shumë shpejt se brohoritjet nuk ishin për të por për bionden gjysmë të zhveshur Wolanski.

Ajo po vraponte gjysmë e zhveshur nëpër pistë me një pankartë  ku shkruhej “RIP Kobe” (shqip. U prefsh në paqe, Kobe), në kujtim të legjendës së basketbollit, që vdiq në fundjavë pasi iu rrëzua helikopteri me të cilin po udhëtonte bashkë me tetë persona të tjerë.

Wolanski kishte dalë të vraponte gjysmë e zhveshur edhe gjatë finales së edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme