Val Kilmer zbulon se vuan nga kanceri

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 19:02 | Nga

Aktori Val Kilmer e mohoi në vitin 2016 se ishte i sëmurë me kancer, por gjatë një puntate të “Reddit AMA”, ai ka vendosur ta pranojë se është aktualisht duke luftuar me kancerin.

Në fakt, ka qenë Michael Douglas, një person shumë pranë aktorit, ai që në dhjetor hapi alarmin në publik se miku i tij Val Kilmer po kalonte një periudhë shumë të keqe shëndetësore. Më vonë, Kilmer u detyrua të japë një sqarim në rrjete sociale duke thënë se ai ishte mirë, por Douglas ishte ngatërruar dhe ajo që kishte thënë ai nuk ishte aspak e vërtetë.

“Në fakt, Douglas u përpoq të më ndihmonte teksa u tregonte të tjerëve mbi sëmundjen time në mënyrë që mediat, gazetarët dhe paparacët të mos merreshin drejtpërdrejt për të më pyetur mua por të merreshin me atë dhe mua të më linin të qetë duke qenë se isha nën kontrollin mjekësor. Mirëpo, gjëja u bë më e madhe nga sa menduam. Unë edhe mezi flisja sepse kancerin e kisha në fyt. Tani jam nën trajtime…”, – ka thënë ai ditën e djeshme për të sqaruar tërësisht situatën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme