Valdrin Sahiti përkrah Vjosa Osmanit: Vajza ime do të ketë shembuj për të ndjekur

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Disejnatori kosovar, Valdrin Sahiti ka publikuar një fotografi të përbashkët me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sahiti ka cituar një thënie të Osmanit, të cilën e ka thënë ditë më parë.

“Vajzat e kan vendin vetëm ku ato deshirojnë,aty ku ato çdo natë ëndërrojnë,aty per çka ato punojnë fort e me zell”.

Sahiti ka thënë se vajza e tij do të ketë shembuj për të ndjekur dhe do të zgjedh të ardhmen e saj.

“Ky vend po ecën vetëm përpara! Vajza ime do ketë shembuj për të ndjekur dhe do të zgjedhë për të ardhmen e saj. Askush, kurrë, nuk do ti tregojë se sa metra katrorë mund ti lejojë botës së saj të pafundme”, ka shkruar tutje ai.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme