Valdrin Sahiti përkujdeset për dukjen e modeles së njohur britanike në Golden Globes (FOTO)

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Golden Globes’, pjesë e cilës ishin shumë artistë të njohur ndërkombëtarisht, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë ceremoni ishte e ftuar edhe njëra prej modeleve më të bukura britanike, Iskra Lawrence.

Veshjet e saj ranë në sy të të gjithëve, ndërsa për dukjen e modeles është përkujdesur pikërisht kreatori nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, Golden Globes mbrëmë ka shpallur edhe fituesit, ku çmimet kryesore i kanë rrëmbyer filmi dhe protagonistët e tij, “Rhapsody Boehmian”.

Të ngjashme