Valdrin Sahiti stiloi fustanin e Beyonces, reagon Elvana Gjata

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Në media u bë e ditur me shpejtësi se stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, i ka stiluar një fustan këngëtares me famë botërore, Beyonce.

Këtë fustan Beyonce e veshi në festën gala që u mbajt të shtunën në Beverly Hills në Kaliforni para çmimeve Grammy. Fustani ishte i kuq me një dekolte të hapur dhe Beyonce shkëlqeu me këtë fustan të dizenjuar nga Sahiti.

Së fundmi, pas këtij triumfi të stilistit shqiptar, ka reaguar shoqja e tij e ngushtë, Elvana Gjata.

Ajo ka publikuar një foto të këngëtares e veshur me këtë fustan, ndërsa ka treguar prapaskenat e bashkëpunimit të Sahitit me Beyonce. “Kat re vjet që mbretëresha të do, të kërkon dhe sot…më në fund Beyonce shkëlqen me ty”, ka shkruar Elvana.

Të ngjashme