Vallëzim i çmendur i Dua Lipës në videoklipin e ri

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ka publikuar edhe me videoklip këngën e saj më të re, “Don’t start now”.


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka filluar sot një fazë të re në muzikën e saj. Ajo ka sjellë këngën e saj paralajmëruese për albumin e ri që pritet të dalë së shpejti, shkruan Gazeta Express.

“Don’t stop now” është një këngë me shumë ritëm dhe me një tekst frymëzues, sigurisht, në lidhje me dashurinë.

Dua këndon se është shumë mirë pas një lidhjeje që i ka dështur ndërsa në videoklip shihet duke vallëzuar e duke u argëtuar me shoqërinë.

Zëri i Duas tingëllon fantastik në këtë këngë, e cila është në zhanrin ‘disco’ e ‘dance’, ndërsa ajo ka zbuluar se i gjithë albumi i dytë që po sjell do të jetë në këtë zhandër.

“Me këtë album do të ju bëj të gjithëve që të vallëzoni e kërceni, pasi me albumin e parë keni vuajtu mjaft”, ka thënë këngëtarja.

Albumi i dytë i Duas ka pritshmëritë e mëdha, pas suksesit të padiskutueshëm të albumit debutues.

Ajo nuk ka lajmëruar se kur do të dalë albumi apo çfarë titulli do të ketë, ndërsa kënga “Don’t start now” është vetëm kënga paralajmëruese e këtij albumi.

Të ngjashme