Van Damme nuk i braktis ushtrimet, edhe në moshën 59 vjeçare ruan fizikun muskuloz

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Përkundër se është 59 vjeçar, Jean-Claude Van Damme duket në formë të mrekullueshme fizike. Ikona e filmave aksion është fotografuar në Los Angeles duke u larguar nga një palestër.

Në njërën prej fotografive të realizuara nga paparacit, aktori shfaqet pa bluzë, ndërkohë që shihet se akoma kujdeset mirë për trupin e tij.

Nuk është habi pse Van Damme akoma e ka nofkën ‘Muskujt nga Brukseli’. Ngjashëm si yjet tjera hollivudiane, edhe ai ka mjaft kohë të lirë në këtë periudhë, të cilën ia kushton palestrës dhe stërvitjeve.

“Me kalimin e viteve jeni më të mençur, por për trupin duhet të bëni më shumë. Është njësoj se me automjetet. Nëse e vozitni gjatë, duhet të bëni servis më të madh. Më e rëndësishme është që të kujdeseni ruani formën, pastaj mund t’i bëni të gjitha”, ka sqaruar aktori.

Ndryshe, Van Damme është i njohur për aftësitë e tij në artet marciale dhe këtë e ka dëshmuar në filmat shumë të suksesshëm, si “Bloodsport” (1988), “Cyborg” (1989), “Kickboxer” (1989), “Lionheart” (1990), “Death Warrant” (1990), “Double Impact” (1991), “Universal Soldier” (1992), “Nowhere to Run” (1993), “Hard Target” (1993) “The Quest” (1996) e shumë të tjerë.

Në një prononcim gjatë këtij viti, 59-vjeçari ka thënë se dëshiron ta bëjë një film të fundit epik për artet marciale.

Të ngjashme