Vanessa Bryant flet për herë të parë pas vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës së saj, Gianna

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Ish-ylli i NBA, Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, vdiqën tragjikisht të dielën në mëngjes në bjeshkët e Los Angeles, së bashku me shtatë persona të tjerë.

Kobe ishte i martuar prej vitesh me Vanessan, me të cilën kishte katër vajza: Natalia, 17, Gianna, 13, Bianka, 3-vjeçe dhe vajzën e vogël Capri 17 muajshe.

Duke qenë se ishte një humbje e madhe për yllin e Lakers, reagimet ishin të shumta nga të gjitha personalitetet e njohura, derisa së fundmi vjen edhe reagimi i bashkëshortes së tij.

“Vajzat e mia dhe unë deshëm të falënderojmë miliona njerëz që treguan mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj kohe të tmerrshme.Faleminderit për të gjithë lutjet e juaja. Ne me të vërtetë kishim nevojë. Ne me të vërtetë jemi të shkatërruar për humbjen e papritur të bashkëshortit tim, Kobe – babait të mrekullueshëm të vajzave të mia, dhe të vajzës time, Gianna, një vajzë e dashur e mrekullueshme, dhe shumë e mirë për motrat e saj Natalia, Bianka dhe Capri”.

“Ne jemi gjithashtu të shkatërruar edhe për familjet e tjera që humbën të dashurit e tyre të dielën dhe ne ndajmë mërzinë me ta gjithashtu. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen tonë tani. Ne ndihemi mirë pasi Kobe dhe Gigi e di se sa shumë i duam. Ne ishim shumë të bekuar që ata ishin në jetën tonë. Do doja që të ishin me neve përgjithmonë. Ishin bekimet tona që u larguan prej neve shumë shpejt”.

“Nuk jam e sigurt se çfarë do ndodh me neve në vazhdim, dhe është e pamundur të imagjinojmë jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë duke u përpjekur të vazhdojmë të presim sepse Kobe, dhe vajza jonë e vogël, Gigi, po shkëlqejnë mbi ne për të na ndezur rrugën. Faleminderit që ndatë dhimbjen, mërzinë me neve. Ne kërkojmë që të na jepni respektin dhe privatësinë që do të na duhet për të lundruar në këtë realitet të ri. Faleminderit shumë për lutjet e juaja dhe për dashurinë ndaj Kobe, Gigi, Natalia, Bianka, Capri dhe mua”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

View this post on Instagram

My girls and I want to thank the millions of people who’ve shown support and love during this horrific time. Thank you for all the prayers. We definitely need them. We are completely devastated by the sudden loss of my adoring husband, Kobe — the amazing father of our children; and my beautiful, sweet Gianna — a loving, thoughtful, and wonderful daughter, and amazing sister to Natalia, Bianka, and Capri. We are also devastated for the families who lost their loved ones on Sunday, and we share in their grief intimately. There aren’t enough words to describe our pain right now. I take comfort in knowing that Kobe and Gigi both knew that they were so deeply loved. We were so incredibly blessed to have them in our lives. I wish they were here with us forever. They were our beautiful blessings taken from us too soon. I’m not sure what our lives hold beyond today, and it’s impossible to imagine life without them. But we wake up each day, trying to keep pushing because Kobe, and our baby girl, Gigi, are shining on us to light the way. Our love for them is endless — and that’s to say, immeasurable. I just wish I could hug them, kiss them and bless them. Have them here with us, forever. Thank you for sharing your joy, your grief and your support with us. We ask that you grant us the respect and privacy we will need to navigate this new reality. To honor our Team Mamba family, the Mamba Sports Foundation has set up the MambaOnThree Fund to help support the other families affected by this tragedy. To donate, please go to MambaOnThree.org. To further Kobe and Gianna’s legacy in youth sports, please visit MambaSportsFoundation.org. Thank you so much for lifting us up in your prayers, and for loving Kobe, Gigi, Natalia, Bianka, Capri and me. #Mamba #Mambacita #GirlsDad #DaddysGirls #Family ❤️

A post shared by Vanessa Bryant 🦋 (@vanessabryant) on

Ndërkaq, legjenda e NBA dhe Vanesa u martuan në prill të vitit 2001 kur ai ishte 22-vjeç dhe ajo vetëm 18-vjeçe. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme