Varroset Gazmend Hyseni, producenti i njohur: ‘Na shkoi më i miri’

Prishtinë | 29 Maj 2022 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Është varrosur sot në mesditë në Ferizaj sipas ceremonive fetare Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”.

Të pranishëm në varrimin e tij kanë qenë shumë persona, mes tjerash fytyra publike.

Lamtumirën e fundit, Hysenit ia ka dhënë edhe producenti i njohur, Bini Nebihu

Krijuesi i shumë hiteve, mik prej një kohe të gjatë me të ndjerin në foton nga ceremonia është shprehur:

“Na shkoi më i miri. Pusho në paqe Strellë”.

30-vjeçari u vra në orët e para të së shtunës nga vëllai i reperit Buta, Qëndrimi./Prive.al

Të ngjashme