Vazhdon drama, Bora i dërgon sërish mesazhe Donaldit

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Trekëndëshi i krijuar në mes këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj, aktorit, Donald Veshaj dhe moderatores, Bora Zemani ka ‘pushtuar’ mediat rozë.

Bora disa herë përmes emisionit të cilin e udhëheq, i ka dërguar mesazhe Donaldit, e që një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

Takimi i një çifti në “Për’puthen” nuk shkoi edhe aq mirë, e për të cilin kishte disa fjalë edhe moderatorja.

“Pa u sqaruar deri në fund gjërat nuk ecet përpara”, u shpreh Bora duke cituar fjalët e opinionistit, Arjan Konomi, i cili poashtu kishte hedhur ‘kunja’ në kohën kur u zyrtarizuar lidhja e Donaldit me Beatrixën.

Kujtojmë që në javën e dytë në shtëpinë e famshme hyri moderatorja ku takoi ish të dashurin e saj, Donaldin, e që u pajtuan se do të sqaroheshin porsa të dilte ky i fundit nga reality-show.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme