Vazhdon “sherri” mes Taynas dhe Dafinës, thumbohen publikisht

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Postimi i fundit i Dafina Zeqirit duket si kundërpërgjigje e një “InstagramStory” të Tayna-s. Kjo e fundit, disa orë më parë publikoi videon e një fanseje të saj, teksa shkruante:

“Ty nukt’i dinë as këngët, mua freestyle-t m’i dinë përmendësh. Nuk jemi të njëjta”.

Pas postimit të Taynës, nuk vonoi shumë edhe ‘thumbi’ i Dafinës. në llogarinë e saj të ‘Instagram-it’, këngëtarja nxorri një përkufizim i freestyle-it, si i pashkruar dhe forma më e vrazhdë e hip-hop-it.

Pas bashkëpunimit “Bye Bye”, qarkulloi lajmi i prishjes së marrëdhënies mes dy artisteve të njohura, teksa në asnjë moment nuk u aludua rreth shkakut të mundshëm. Mosndjekja e njëra-tjetrës në Instagram i përforcoi akoma më shumë dyshimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme