Vdes aktori dhe reperi amerikan, Dearon Thompson

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Reperi dhe aktori i njohur amerikan, Dearon Thompson, ka vdekur të enjten në moshën 55-vjeçare.

Dyshimet e para thonë se ai vdiq nga një sulm në zemër ndërsa trupi i pajetë ishte gjetur në shtëpinë e tij në Los Angeles në mëngjes, raporton Mirror.

55-vjeçare kishte disa në të kaluarën probleme me zemrën ku kishte kryer një operacion për të zëvendësuar aortën e tij dhe për të rregulluar një valvul të zemrës në 2009.

Thompson, njihet për rolin e tij në serialin ER, të vitit 1994 dhe dhjetëra këngë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme