Vdes aktori i njohur i ‘The Walking Dead’

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, aktori i njohur Scott Wilson.

I ndjeri është paraqitur në më shumë se 50 filma dhe seri televizive dhe ishte shumë i njohur për rolin e tij si Hershel Greene në serinë ‘The Walking Dead’.

TMZ raporton se Scott vdiq pas betejës me leukeminë.

Pas lajmit të dhimbshëm, profili zyrtar i ‘The Walking Dead’ në Twitter, konfirmoi vdekjen me një postim prekës.

‘Ne jemi thellësisht të pikëlluar të raportojmë se Scott Wilson, aktori i pabesueshëm që luajti si Hershel në seri, ka vdekur. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij. Pusho në parajsë Scott, të duam’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme