Vdes aktori i njohur pas një aksidenti me ski

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Ishte një prej aktorëve më të vlerësuar të gjeneratës së tij, në Francë  por jo vetëm. Por jeta e tij plot çmime përfundoi në një pistë skiimi në Alpet franceze.

Bota e kinematografisë u trondit dje për vdekjen e parakohshme të 37 vjeçarit Gaspard Ulliel, fitues e çmimeve të ndryshme në Francë dhe jo vetëm.

Një karrierë ajo e Ulliel, e filluar vetëm 19-vjeçar, i dyzuar midis kinemasë dhe jetës si model, në reklama të drejtuara edhe nga një mit si Martin Scorsese.

Publiku i gjerë do ta njihte në personazhin e ushtarit të luftës së parë botërore, në filmin “Një e dielë e gjatë plot pasione, por edhe në rolin e stilistit Yves Saint Lauren, ndërkohë që merr çmimin Cesar për interpretimin në filmin “Është vetëm fundi i botës”, me Vincent Cassel dhe Marion Cottilard.

Të ngjashme