Vdes aktorja serbe që luajti me James Bond

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Nadja Regin, e cila ka luajtur në dy filma të James Bond, ka ka vdekur në moshën 87 vjeçare.

Lajmi u publikua në llogarinë zyrtare 007 Twitter, ku u tha: “Ngushëllimet tona janë me familjen dhe miqtë e saj në këtë ditë të trishtuar”.

Në vitin 1963, ajo ishte dashnorja e një shefi të stacionit MI6 Ali Kerim Bey në filmin “From Russia with Love”.

Ajo gjithashtu luajti përballë Connery në Goldfinger ku u paraqit si balerinë e klubeve të natës në një tentativë për të joshur Bondin.

Nadja ka lindur në Nish të Serbisë, por u rrit dhe veproi në Gjermani dhe më pas në Britani në vitet 1950.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme