Vdes Ginger Baker, bashkëthemeluesi i grupit Cream

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Ginger Baker ka vdekur.

Bateristi që ndihmoi në krijimin e rok grupit “Cream” vdiq të dielën në moshën 80 vjeçare, konfirmoi ekipi i tij në rrjetet sociale.

“Ne jemi shumë të mërzitur të themi se Ginger ka ndërruar jetë paqësisht në spital këtë mëngjes. Faleminderit të gjithëve për fjalët e juaja të dashura gjatë javëve të kaluara”, thuhet në deklaratën e bërë në Twitter.

“Cream” i përbërë nga Ginger, Eric Clapton dhe Jack Bruse, shitën milion rekorde, duke përfshirë hitet si “White Room” dhe “Sunshine of Your Love”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme