Vdes gruaja më e pasur e botës

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 20:57 | Nga

Liliane Bettencourt, trashëgimtarja e firmës së kozmetikës “L’Oreal”, ka ndërruar jetën në moshën 94-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga vet familja e saj, përmes një deklarate ku lexohet gjithashtu se ajo ishte shuar në shtëpinë e saj nga shkaqe natyrore.

Sipas përllogaritjeve të këtij viti, ajo kishte një pasuri prej plot 33 miliardë eurosh, duke u bërë kështu edhe gruaja më e pasur e botës.

Ajo u largua nga bordi drejtues i kompanisë në vitin 2012, por mbeti ende në qendër të medieve, pasi 8 persona u shpallën fajtorë sepse nxorën informacione me shëndetin e saj, teksa ishte diagnostikuar me dementia.

Përmes një deklarate, edhe kreu i “L’Oreal” e njëkohësisht shef ekzekutiv, Jean-Paul Agon tha se “të gjithë ne kemi pasur një admirim të thellë për Liliane Bettencourt, e cila është përkujdesur gjithmonë për kompaninë dhe punënjësit e saj, e që ishte shumë e lidhur me suksesin dhe zhvillim e saj”.

“Ajo kontribuoi personalisht jashtëzakonisht shumë për sukseset e kompanisë përgjatë shumë viteve. Një grua e mrekullueshme e bukurisë na la, por ne nuk do ta harrojmë kurrë atë”.

Babai i saj, Eugene Schueller themeloi një kompani në vitin 1909, që më pas u shndërrua në grupin “L’Oreal”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme