Vdes ikona australiane e modës, Carla Zampatti

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Ikona australiane e modës Carla Zampatti ka vdekur të shtunën në moshën 78 vjeçare.

Zampatti ishte e njohur për dizajnet e saj elegante dhe përpjekjet për të fuqizuar pozitën e gruas, për më shumë se gjysmë shekulli.

Aktoret Nicole Kidman dhe Cate Blanchett e po ashtu edhe ish-kryeministrja australiane Julia Gillard janë në mesin e personave me ndikim në këtë shtet të cilët visheshin me dizajnet e Zampattit.

Dizajnerja e ndjerë ishte hospitalizuar javën e kaluar pasi ishte rrëzuar në një shfaqje operash në natyrë.

Në vitet e 70-ta, Zampatti ishte bërë një nga dizajneret e para në botë e cila kishte përfshirë veshjet e plazhit në koleksionin e saj, në kohën kur Australia ishte shoqëri konservative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme