Vdes Ken Berry, aktori i serialit “Mama’s Family”

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Ken Berry, i njohur për rolet në komeditë televizive amerikane si “F Troop” dhe “Mama’s Family”, vdiq të shtunën, sipas një zëdhënësi të një spitali në Kaliforni.

Aktori 85-vjeçar, ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore të St. Joseph në Burbank, Kaliforni, tha zëdhënësi Patricia Aidem.

Ai luajti kapitenin Wilton Parmenter në komedinë, “F Troop” të viteve 1960 dhe Vinton Harper në serialin, “Mamas Family”, i cili u zhvillua nga viti 1983 në 1990.

Berry u shfaq edhe në seri të tjera televizive si “The Andy Griffith Show”, “Mayberry R.F.D” dhe “Fantasy Island”.

“Unë ndjej shumë respekt dhe mirënjohje për dashurinë dhe mirësinë e shprehur nga miqtë dhe admiruesit e Kenit gjatë 26 vjetëve të fundit. Ai na solli të qeshura, devotshmëri dhe kujdes”, tha ish-gruaja e Berryt, Jackie Joseph-Lawrence.

Ndryshe, varrimi i aktorit është paraparë të bëhet gjatë ditës së mërkure në Los Angeles.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme