Vdes këngëtari i njohur nga Coronavirusi

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Vdes këngëtari i njohur si pasojë e COVID-19

Trini Lopez, i njohur për hitin e tij “If I Had a Hammer”, ka vdekur.

Ai ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare.

Miku i ngushtë dhe bashkëpuntori i Lopez, Joe Chavira, e ka konfirmuar vdekjen e tij në një deklaratë dhënë për Fox News të enjten, duke shtuar se vdiq si pasojë e coronavirusit.

Sipas Chavira, Trini ka qenë ‘brenda dhe jashtë spitalit’ për dy muaj radhazi duke u përballur me COVID-19.

Ky lajm i hidhur fillimisht u raportua nga revista Palm Springs Life me një postim të veçantë dedikuar Lopez.

“Trini Lopez, i cili ka jetuar në Palm Springs që nga vitet e 60-ta, ka ndërruar jetë më 11 gusht”, thuhet në postim. “Një prej hiteve të tij të vitit 1963 ishte “If I Had a Hammer”.

Të ngjashme