Vdes këngëtarja e Roxette, pop ikona e viteve 1990

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Marie Fredriksson, këngëtarja e bendit të famshëm suedez Roxette, i cili kishte megahite të shumta gjatë viteve të 1990-ta, ka vdekur në moshën 61 vjeçare.

Ajo arriti sukses global me hitet The Look, Joyride dhe It Must Have Been Love.

Fredriksson vdiq pas betejës 17 vjeçare me kancerin.

Per Gessle, bashkëpunëtori i saj në Roxette, u shpreh thellësisht i pikëlluar.

“Ishe mikesha ime më e mrekullueshme për 40 vjet. Më asgjë nuk do të jetë e njëjtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme