Vdes Mya-Lecia Naylor – aktorja britanike 16-vjeçare

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 16-vjeçare, Mya-Lecia Nayor, aktorja e re britanike e njohur më shumë për rolet e saj në projektet televizive Absolutely Fabulous dhe Millie Inbetëeen.

Shkaku i vdekjes së aktores së re nuk është zbuluar, por kanali BBC Neës ka raportuar se Mya-Lecia ka vdekur më 7 prill pasi që ishte rrëzuar.

Kanali televiziv që transmetonte projektet e Mya-Lecia, e ka konfirmuar vdekjen e saj me anë të një deklarate. Po ashtu edhe llogaria e saj në Instagram është pastruar nga menaxhmenti i saj si shenjë respekti ndaj privatësisë së saj.

Të ngjashme