Vdes në moshën 79-vjeçare aktori Peter Fonda

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Aktori Peter Fonda ka vdekur në moshën 79 vjeçare pas një beteje me kancerin e mushkërive, ka thënë familja e tij.

Fonda i cili shkruante, prodhoi dhe luajti në filmin klasik rrugorë, Easy Rider në vitin 1969, vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angelos të premten, tha familja e tij në një deklaratë.

Ai ishte djali i Henry Fonda dhe vëllai më i vogël i Jane Fonda.

Një deklaratë e familjes së tij thoshte “Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin që Peter Fonda vdiq”, transmeton The Guardian.

”Në një nga momentet më të trishtuara të jetës sonë, ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen në zemrat tona. Të pikëlluar ju kërkojmë që ta respektoni privatësinë tonë. Dhe, ndërsa ne vajtojmë për humbjen e këtij njeriu të këndshëm, gjithashtu dëshirojmë që të gjithë të festojnë për shpirtin dhe dashurinë e tij për jetën. Për nder të të tij, ju lutemi ngrini një gotë për lirinë”.

Fonda vdiq në orën 11:05 sipas kohës lokale, thonë familja e tij. Arsyeja e vdekjes ishte dështimi i frymëmarrjes për shkak të kancerit të mushkërive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme