Vdes nga mbidoza reperi Mac Miller

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 23:24 | Nga

Ka vdekur në moshën 26-vjeçare reperi amerikan, Mac Miller nga mbidoza.

Sipas këtyre raporteve thuhet se trupi i reperit është gjetur në shtëpinë e tij në San Fernando Valley, jashtë Los Angelesit gjatë mesditës të së premten.

Ai u deklarua i vdekur në vendngjarje nga paramedikët, sipas një raporti të TMZ-së. Besohet se ai vdiq nga një mbidozë e drogës.

Miller, emri i vërtetë i të cilit është Malcolm James McCormick, përreth dy vjet ishte në lidhje me këngëtaren Ariana Grande, me të cilën ishte ndarë në maj.

Të ngjashme