Dolores O’Riordan, këngëtarja lider e grupit të famshëm muzikor “The Cranberries” ka vdekur në Londër në moshën 46-vjeçare.
Lajmin e ka publikuar publicisti i saj, i cili nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes.
Artistja irlandeze e udhëhoqi bandën muzikore drejt suksesit në vitet 1990-të me hite si “Zombie” etj.