Vdes reperi amerikan pas komplikimeve me Covid-19

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Fred Godson ka vdekur pas komplikimeve me koronavirus, ai ishte 35 vjeçar.

Reperi amerikan i njohur për këngët si “Toast To That” me Jadakiss dhe “Doves Fly” me Pusha T – vdiq disa javë pasi njoftoi se ishte infektuar me COVID -19.

Fredi zbuloi diagnozën e tij më 6 prill kur ai postoi një foto nga spitali ndërsa kishte një maskë oksigjeni për ta ndihmuar të merrte frymë. Ai u kërkoi fansave të tij të luten për të dhe për mbështetje.

Disa ditë më vonë, gruaja e tij u tha mediave lokale se mjekët ishin duke ia hequr ventilatorin.

Kjo dukej si një shenjë e mirë, por ajo gjithashtu tha që ai do të ketë një betejë të gjatë për tu rikuperuar dhe për t’u liruar.

Është e paqartë nëse ai ishte liruar nga spitali.

Të ngjashme