Vdes spikerja e njohur amerikane

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 16:58 | Nga

Është ndarë nga jeta Amanda Davis, njëra ndër spikeret më një njohura në SHBA, fituese e një sërë çmimesh gazetarie. Ajo ishte 62 vjeçare.

Sipas televizionit ku ajo punonte së fundmi, CBS, Davis pësoi infarkt teksa po priste aeroplanin për të shkuar në funeralin e një njeriu të afërm.

Gazetarja, fituese e çmimit Emmy, e nisi karrierën e saj në televizionin WAGA-TV 26 vite më parë.

Fjalët e saj të fundit publike ishin ato të shkruara për Krishtlindje në Facebook: “Qëndroni të fortë dhe vazhdoni t’i luteni Zotit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme