Vdes stilisti i famshëm

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kreatori i njohur izraelit i modës Albert Elbaz, i cili punonte në shtëpitë e famshme të modës Guy LaRoche, Yves Saint Laurent dhe Lanvan, vdiq sot në Paris në moshën 60-vjeç.

Një deklaratë nga Johan Rupert, kryetari i bordit të drejtorëve të korporatës së mallrave luksoze Richmont, thotë se Elbaz ishte drejtori krijues i shtëpisë së famshme të modës Lanvan nga 2001 në 2015 dhe shprehu mosbesim dhe trishtim të thellë për vdekjen e tij të parakohshme, raporton AP .

“Unë gjithmonë e kam admiruar inteligjencën, ndjeshmërinë, bujarinë dhe krijimtarinë e tij. Ai ishte një njeri i ngrohtë me talent të madh, një vizion unik, një ndjenjë bukurie dhe ndjeshmërie”, shkroi Rupert.

Elbaz u lind në vitin 1961 në Marok dhe u rrit në Izrael, nga ku udhëtoi për në Nju Jork në vitet 1980.

Ai u bë i famshëm kur në vitin 1996 mori drejtimin e shtëpisë së famshme të modës në Paris, Guy LaRoche.

Dy vjet më vonë, u bë drejtori krijues në Yves Saint Laurent, dhe që nga viti 2001, ai ka marrë drejtimin e shtëpisë së modës Lanvan.

Një revistë e modës në Paris raportoi se Elbaz vdiq sot në një spital në Paris pa përmendur burimin e këtij informacioni.

Të ngjashme