Vdiq aktorja e famshme Olympia Dukakis

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Aktorja amerikane Olympia Dukakis, që fitoi çmimin Oscar në vitin 1987 për rolin e saj në filmin Moonstuck, ka vdekur në moshën 89-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e aktores të shtunën mbrëma.

Dukakis kishte karrierë të gjatë dhe të shquar në teatër, si përformuese dhe si drejtoreshë.

Por në të 50-tat ajo luajti në një numër të komedive, përfshirë edhe në filmin Moonstruck.

Luajti edhe në filmat si Steel Magnolias, Working Girl dhe Look Who’s Talking.

“Motra ime e dashur, Olympia Dukakis, ka ndërruar jerë këtë mëngjes në New York City. Pas shumë muajsh me probleme të shumta shëndetësore, ajo më në fund është në paqe dhe me bashkëshortin e saj Louisin”, ka shkruar vëllai i aktores, Apollo Dukakis në Facebook.

Të ngjashme