Vdiq Joel Schumacher në moshën 80-vjeçare

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Joel Schumacher, regjisori i filmave “The Lost Boys”, “St. Elmo’s Fire” dhe “Batman”, vdiq në New York City nga sëmundja e kancerit. Ai ishte 80-vjeçar.

Publicistja, Bebe Lerner, përmes një komunikate për media bëri të ditur se Schumacher ka vdekur i qetë në shtëpinë e tij, pas një beteje një vjeçare me kancerin.

“Ai do të kujtohet gjatë dhe me shumë dashuri nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij,” shkruhej në komunikatën për media.

Joel Schumacher, e kishte filluar karrierën si kostumograf në filmat e regjisorit të famshëm, Woody Allen.

Gjatë viteve ’80, ai e bëri regjinë e dy filmave më ikonik të asaj kohe, “The Lost Boys” dhe “St. Elmo’s Fire”, transmeton Koha.

Gjatë viteve ’90, Schumacher e realizoi filmin “Flatliners” me protagonist aktoren, Julia Roberts, dhe “Falling Down” në të cilin luajti aktori veteran i hollywoodit, Michael Douglas. Më pas ai kaloi në filma me buxhet të lartë, duke i realizuar dy vazhdimeve të filmave “Batman”. Njëri ishte “Batman Forever” me protagonist aktorin Val Kilmer dhe tjetri, “Batman & Robin”, i cili i përfshiu aktorët yje si: George Clooney, Alicia Silverstone, Chris O’Donnell dhe Arnold Schwarzenegger.

Paa disa vjetësh, regjisori iu kthye filmave më të vegjël të tillë si, “Tigerland” dhe “Phone Booth”, të cilët i pritën mirë nga kritikët e filmit.

Version i tij filmik i vitit 2004, i bazuar në mjuzikllin e Andrew Lloyd Webberit, “The Phantom of the Opera”, i solli regjisorit suksese të jashtëzakonshme gjatë sezonit të shpërblimeve, duke i fituar tri nominime për Oscar.

Projekti i fundit i Schumacherit ishte seria e famshme e platformës Netflix, “House of Cards”, ku në vitin 2013 ai e bëri regjinë e dy episodeve të këtij projekti.

Joel Schumacher po ashtu ka realizuar videoklipe muzikore për yje të shumtë të muzikës të tillë si, Lenny Kravitz, Seal dhe rok bendi “INXS”.

Të ngjashme