Vdiq në gjumë aktori i njohur i Hollywood

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Ylli i “Goodfellas” Ray Liotta ka vdekur në gjumë në Republikën Domenikane në moshën 67 vjeçare.

67 vjeçari ndodhej në ishullin ekzotik për të realizuar filmin e tij më të fundit “Dangerous Waters”, që do të dilte në kinema brenda këtij viti.

Ai la pas të fejuarën Jacy Nittolo dhe të bijën Karsen.

Vdekja e papritur e Liotta tronditi fansat pasi viteve të fundit ai i ishte rikthyer punës si aktor.

Liotta njihet më së shumti për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin klasik të Martin Scorsese të vitit 1990 “Goodfellas” ku ai luajti rolin e Henry Hill derisa Robert De Niro luajti rolin e Jimmy Conëay.

Në vitet e fundit ai pati paraqitje në “The Many Saints of Neëark”, “Marriage Story” dhe “No Sudden Move”.

Të ngjashme