Vdiq themeluesi i revistës “Playboy”

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 09:22 | Nga

Hugh Hefner, themeluesi i revistës së famshme “Playboy”, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

I lindur më 9 prill 1926 në Chicago, u shndërrua në një milioner pasi themeloi revistën e famshme për meshkuj në vitin 1953.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar faqja e “Playboyt” në Twitter, duke shkruar: “Ikona amerikane dhe themeluesi i Playboy, Hugh M. Hefner ka vdekur sot. Ai ishte 91-vjeçar”, transmeton Koha.net.

Vdekja e tij është konfirmuar me një komunikatë nga “Playboy” që shkruan se “ai ka pasur vdekje natyrale në shtëpinë e tij. Ishte i rrethuar nga më të dashurit e tij”.

Ai la pas vetes tani vejushën, Crytal, 31-vjeçare. Ishte gruaja e tretë dhe me të u martua në vitin 2012.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme