Vedat Muriqi me dedikim për bashkëshorten me rastin e ditëlindjes

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Sot (e martë) feston ditëlindjen bashkëshortja e futbollistit Vedat Muriqi, Edibe Jorgangjiu – Muriqi.

Me këtë rast nuk ka munguar një dedikim special nga partneri, me të cilin është e martuar që disa vite.

Reprezentuesi i Kosovës ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, me anë të të cilave thekson rëndësinë e personit të zemrës bashkangjitur me një urim.

“Një ditë e veçantë për një person të veçantë, urime ditëlindjen për gruan time të dashur dhe nënën e fëmijëve të mi”, kanë qenë fjalët e tij.

Urimet ndërkohë nuk munguan as në pjesën e komenteve nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.


Çifti kurorëzuan lidhjen disavjeçare në korrik të vitit 2017 dhe tashmë janë prindër të dy fëmijëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme