“Vejusha e zezë” më e paguara në botë

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 01:57 | Nga Ekonomia Online

Për të dytin vit radhazi, Scarlett Johansson është aktorja më e paguar e Hollivudit.

34-vjeçarja kryeson sërish listën e revistës prestigjioze amerikane “Forbes” si aktorja më e paguar dhe më e kërkuar e Hollivudit, me fitime brenda një viti prej 56 milionë dollarësh, falë rolit të saj në filmin “Vejusha e Zezë” dhe “Avengers: Endgame”.

Pas saj, me një diferencë prej 6 milionë dollarësh u rendit aktorja Sofia Vergara dhe biondja Reese Witherspoon me 35 milionë dollarë. Dhjetëshja e aktoreve më të paguara në Hollivud përbëhet e gjitha nga bionde: Nicole Kidman, Jennifer Aniston, Margot Robbie apo Charlize Theron.

Sipas “Forbes”, 10 aktoret më të paguara kushtojnë bashkë 588,3 milionë dollarë. Por, ndjeshëm dallohet diferenca mes aktoreve femra dhe atyre meshkuj, ku Dwayne Johnson, aktori më i paguar, fiton në një vit 90 milionë dollarë, thuajse dyfishin e Johansson.

Të ngjashme