Vëllai i Emilias vodhi diçka nga sheshxhirimi i “Game of Thrones”

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Vëllai i Emilia Clarke rrëmbeu një dhuratë për të nga seti i ‘Game of Thrones’!

33 vjeçari punoi në departamentin e kamerave.

“Unë kam respektuar rregullat!”, ka thënë Emilia në një emision në BBC Radio. “Sidoqoftë, thjesht do ta them këtë drejtpërdrejt në transmetim. Vëllai im i mrekullueshëm i cili punonte me kamerat në serial ku isha edhe unë, këto Krishtlindje më dha dhuratën më të mirë ndonjëherë”.

“Në njërën prej skenave të betejës në sheshxhirim, ai mori një nga flamujt e Targaryen. Kur e pash, shpërtheva në lot!”, tregoi aktorja, që për publikun u bë tejet e dashur pas rolit kryesor që e kishte në këtë projekt filmik./Klankosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme