Vëllezërit Russo po punojnë për Netflixin në serinë “Magic: The Gathering”

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Duke pasur parasysh popullaritetin e pabesueshëm, historinë e gjatë dhe emrin e famshëm, është befasuese që asnjë studio e madhe nuk e ka sjellë me sukses lojën fantazi me karta Magic: The Gathering në ekranin e madh apo të vogël.

Netflix, Hasbro dhe veteranët e Marvelit Joe dhe Anthony Russo kanë vendosur t’i bashkojnë forcat dhe në fund ta ndryshojnë këtë dhe të na sjellin serinë e animuar të bazuar në lojën e popullarizuar.

Vëllezërit Russo në projekt do të përfshihen si producentë ekzekutivë, ndërsa skenaristi dhe showrunnerët kryesorë Jose Molina dhe Henry Gilroy do ta mbikëqyrin krijimin e tregimit të ri, me zgjerimin e historisë së lojtarëve, heronjve të thjeshtë dhe keqbërësve në botën magjike, shkruan KOHA Ditore.

Image

“Jemi adhurues të mëdhenj të lojës Magic: The Gathering qëkur ekziston”, thanë vëllezërit Russo duke shtuar: “Rasti që t’u japim frymë këtyre tregimeve përmes animacionit është me të vërtetë një projekt për shpirti”.

I gjithë projekti është në fazën e hershme kështu që data e shfaqjes nuk dihet ende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme