Vëllezërit Veshaj bëjnë veprimin e habitshëm ndaj Sarës dhe Lori Hoxhës

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Situata mes vëllezërve Veshaj dhe motrave Hoxha, të cilat janë pronare të Top Channel, është kthyer në top temë në mediat rozë.

Pas përfundimit të BBV, ka pasur pakënaqësi nga vëllezërit Veshaj për shpalljen e fituesit, ku sipas disa sondazheve në rrjetet sociale ishin të bindur për fitoren e Donaldit.

Mirëpo, çmimin e madh prej 100 mijë eurove e mori balerini shqiptar, Ilir Shaqiri, ku gjithë rrjeti po vlon nga aludimet se ky ishte një “kthim borxhi” që Lori ia kishte Ilirit qysh tetë vite më parë kur ishte shpallur fituese e “Dancing with the stars 4”.

Pas situatës së krijuar gjatë mbrëmjes finale është raportuar se Donaldi dhe Romeo kanë fshirë promon e emisionit “Më lër të flas”, duke lënë të nënkuptojmë se gjërat janë bërë akoma më serioze mes tyre dhe motrave Hoxha.

Por jo vetëm. Ata kanë hequr nga ndjekësit e tyre në Instagram dy motrat Hoxha.

Ndryshe, dje Donaldi ka marrë ‘hak’ edhe ndaj Arbanës duke vepruar njëjtë sikurse me motrat Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme