“Vendoseni Kosovën në hartë”, Rita Ora i bashkëngjitet fushatës ndaj Apple

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i është bashkëngjitur fushatës për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple.

Javë më parë është nisur një peticion drejtuar kompanisë së njohur, të cilës i bëhet thirrje për vendosjen e Kosovës në hartë, duke qenë se kufijtë e vendit tonë nuk ekzistojnë në hartën e tyre.

Një numër i madh shqiptarësh i janë bashkuar kësaj thirrjeje, ndërsa në mesin e tyre janë edhe këngëtaret me famë botërore. Së fundmi, Rita Ora ka rivënë në pah yjet e mëdha botërore që vijnë nga trojet shqiptare.

“Do të më pëlqente ta shihja Apple duke shpërndarë pakëz vetëdijesim duke e vënë Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova janë vende aq të bukura dhe me shumë talente, ndërsa unë jam aq krenare për femrat e jashtëzakonshme, të forta, të talentuara që e përfaqësojnë trashëgiminë tonë.

“Shpërndani dashuri, paqe dhe unitet sot me Bebe Rexhën, Dua Lipën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin, Ava Max dhe shumë të tjera”, ka shkruar Rita në postimin e saj.

Në ndërkohë ajo ka marrë komente të shumta nga këngëtaret e etiketuara në këtë postim. 

Të ngjashme