Venera Lumani dhe Lind Islami publikojnë këngën “Me ty”

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Çifti i njohur shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami, janë mjaft të dashur për audiencën e gjerë.

Dyshja pasi u njohën në “The Voice”, karrierën e kanë ndërtuar së bashku, duke sjellë projekte nga më të ndryshmet.

Në një postim në rrjetin social Instagram, që të dy kanë bërë të ditur se kanë sjell projektin e ri muzikor.

“Me ty” mban titullin kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Elgit Doda.

Për melodinë kanë punuar që të dy artistët, kurse tekstin e ka shkruar Venera, që ka tematikë dashurinë.

Klipi ku këngëtaret shfaqet krah njëri-tjetrit të veshur plot stil, është përkujdesur Papadhimitri Production.

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit, “Me ty” është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme