Venera Lumani dhe Lind Islami sjellin këngën e re “Me zemër”

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Çifti i njohur shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë sjell projektin e ri muzikor.

“Me zemër” titullohet kënga e tyre e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Siç tashmë shquhen për dashurinë e madhe ndaj njëri-tjetrit, të njëjtit kanë vazhduar të dëshmojnë edhe në këtë klip.

Tekstin e ka shkruar vet Venera, kurse për muzikën është përkujdesur këngëtari Islami.

Producimi i këngës u realizua nga kompozitori Elgit Doda, ndërsa miksimi dhe masterizimi u bë nga Marenglen Boja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme