Ventilatori që i krijoi shumë probleme Shkenda Dubovës

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 13:44 | Nga

Këngëtarja që dikur e la muzikën për tu kthyer vite më vonë, po arrin që të bëjë për vete shumë fansa.
Shkenda Dubova tregon se si i ka shkuar projekti i fundit i quajtur “BadGal” të cilin e mbanë mend për problemet që i kishin ndodhur gjatë xhirimeve.

Në emisionin veror “21 Gradë” ajo tregon se ventilatori ishte objekti kryesor dhe për fat të keq pas arritjes në Durrës, ekipi Shkendës e kishin harruar atë.

Në këtë emision ku të gjithë shikuesit kanë të drejtë të bëjnë pyetje, njëri nga shikuesit e shfrytëzoi këtë të drejtë për t’i zbuluar planet e Shkendës.

Shkenda tregoi se projekti i radhës do të publikohet në mes të gushtit dhe do të jetë ‘Shkenda e vërtetë’ dhe jo ajo që shihet në klipet e fundit siç ajo thotë nervoze apo e egër.

“Vetë shprehja ‘jetë artistike’ ta imponon të jesh artistike dhe ndonjëherë të mos jesh vetja”, tha këngëtarja nga Prishtina.

Kënga që do të publikohet muajin e ardhshëm është realizuar më herët por planet e saj janë që të mos jep asnjë detaj sepse siç thotë ajo e ka të ndaluar nga bashkëpunëtorët.

Shkenda po ashtu foli për komentet që drejtohen ndaj saj në rrjetet sociale duke treguar se ajo nuk i lexon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme